Basha reagon pas akuzës për falsifikim: Gënjeshtër, e fabrikoi Rama për të tërhequr vëmendjen nga skandalet qeveritare

Nov 8, 2019 | 18:41
SHPËRNDAJE

 Kreu i PD-së Luzlim Basha, ka reaguar pasi prokuroria dërgoi në gjykatë dosjen në ngarkim të tij, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Basha i cilësoi akuzat gënjeshtra, ndërsa shtoi se u fabrikua nga kryeministri Rama “për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e dosjes 339”.

basha per mediat

Fabrikoi këtë akuzë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e dosjes 339, që publikoi gazeta Bild. Vetëm për këtë arsye fabriko këtë akuzë. Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake e të turpshme me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë. Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit. Prandaj e vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar para gjithë shqiptarëve, prokuroria u detyrua të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10% me të cilën ka çuar dosjen në gjykatë do ta çmontojmë në gjykatë”, tha Basha.

Ju akuzuan për falsifikator

Basha: Kjo është minimumi, na akuzuan për agjent rusë, për pastrim parash, për gjithçka që u duhej, çdo skandal që plaste këta nxirrnin një akuzë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura