Basha-Ramës: O Edo, sa poshtë ke rënë! Po pse, me mallkime do i marrësh votat?

Jun 15, 2015 | 16:55
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar fushatën elektorale në Mallakastër, prej nga ka komentuar duke i quajtur të ulëta dhe qesharake mallkimet e kryeministrit ndaj qytetarëve.

Basha tha se mallkimi më i madh që “Edi Rama dhe Ilir Meta i kanë bërë popullit janë varfëria mjerimi dhe pasiguria ku e kanë zhytur vendin për të cilin do të marrin dhe ndëshkimin në 21 qershor”.

Basha ne Mallakaster

“Shikoni sa qesharak dhe i pashpresë është bërë! Pasi e ka parë se s’i i funksionojnë as premtimet se nuk i beson njeri, as kërcënimet se nuk kërcënon dot një popull ka filluar me mallkime, është bërë si ai qesharaku që thoshte, të zëntë sëmundja po s’më votove mua! O Edo sa poshtë ke rënë! Po pse, me mallkime do i marrësh votat e mallakastriotëve dhe shqiptareve?”,- tha Basha.

Dje nga Konispoli, kreu i qeverisë Edi Rama iu largua batutave dhe përdori një mallkim për të treguar ndryshimin mes qeverisjes së mazhorancës aktuale dhe politikës që bën opozita. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura