Basha: Ramën e mban në pushtet krimi, po pastron paratë e drogës, 3.4 mln eurot ishin…

Jul 2, 2018 | 18:40
SHPËRNDAJE

Në një takim me të rinjtë në PD, duke kujtuar eksodin e 2 Korriku të 28 viteve më parë, Lulzim Basha është shprehur se moshapja e negociatave është shenja që ende po vuajmë nga izolimi.

Ai ka akuzuar qeverinë e Ramës për moshapjen e negociatave, duke shtuar se vegla e tij është krimi dhe se ai është i përfshirë në pastrim parash.

“Këto 5 vite Rama është faktuar si kryeministër i lidhur me drogën. Këtej mburren se nuk ka hashash, por e patë që ka. Tani ata kalojnë të pastrimi i parave, prandaj mbushen me euro “Toyota”. Prandaj e do teatrin që të pastrojë para, paratë e Ramës janë para krimi. Sistemi kriminal shpërblen gjakatarët e të fortët por lë pas njerëzit me aftësi. Askush më shumë se rinia nuk e vuan këtë”, u shpreh ai.252026f5-4bd4-4635-bb6c-9faeec518068

Lideri i PD nuk kurseu as kritikat për ambasadorët e huaj, ndërsa theksoi se këta të fundit nuk po mbajnë qëndrim për negociatat. Ai bëri të ditur se nuk do të bashkëpunojë për këtë çështje me qeverinë.

“Ata që thonë ‘bashkëpunoni e puthuni’ janë aut fare. Ne nuk bashkëpunojmë me qeverinë e krimit. Kemi mbajtur qëndrimin tonë për negociatat”, tha ai.

basha

Pjesë nga fjala e Bashës para të rinjve:

Moshapja e negociatave është shenja e izolimit që ne po vuajm sot. Moshapja nuk është bërë nga të rinjtë, por qeverisë, ajo e ka mbyllur derën e Evropës. Evropa e ka thënë të qartë mesazhin për hapjen e negociatave.

Këto 5 vite Rama është faktuar si kryeministër i lidhur me drogën.

Këtej mburren se nuk ka hashash, por e patë që ka. Tani ata kalojnë të pastrimi i parave, prandaj mbushen me euro “Toyota”. Prandaj e do teatrin që të pastrojë para, paratë e Ramës janë para krimi.

Sistemi kriminal shpërblen gjakatarët e të fortët por lë pas njerëzit me aftësi. Askush më shumë se rinia nuk e vuan këtë.

2010 e mbani mend? Shqipëria hoqi vizat, na lejuan pasi kaluam disa provime të vështira.  120 detyra të kontrolluara një për një.

Çfarë duhet të bëjmë tani? Se kjo gjendje është e papranueshme se është vdekja e kombit…

Edi Ramën e mban në pushtet krimi, krimi është vegla e tij.

Më vjen keq që ka pasur investime Don Kishoteske, nga ndonjë i huaj, që është vegla e Ramës.

Problemi është krimi, kapja e drejtësisë nga krimi dhe ekonomia e vendit.

Nëse do vazhdojmë të kemi ministra të lidhur me krimin, dhe një kryeministër të kapur nga krimi, një drejtësi që nuk ndëshkon politikanë të lidhur me krimit, nuk hapen negociatat.

Ata që thonë bashkëpunoni e puthuni janë aut fare.

PD nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe të drogës, PD e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, e ka parë Evropën në sy dhe i ka thënë: kështu është e vërteta. Në do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë, të çlirojmë politikën nga krimi, por kjo nuk vjen duke e falur Ramën, por duke i treguar atij derën.

Vetëm çlirimi i politikes nga krimi na çon në hapjen e negociatave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura