Basha: Rama u zotua për transparencë dhe konkurrencë të ndershme, por dështoi! Korrupsioni, i përhapur në çdo hallkë

Apr 12, 2021 | 8:36
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Rama dështoi të vendoste konkurrencën dhe transparencën në themel të qeverisjes.

basha

Me anë të një postimi në Instagram, Basha i referohet Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thotë se mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Ai thekson më tej se vendosja e konkurrencës së ndershme dhe interesit publik do të jenë në themel të qeverisjes së PD.

basha1 basha2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura