Basha: Rama, qesharak me kërcënimet ndaj opozitës. Fshehja e kërkesës për Frrokun, minë ndaj shtetit

Mar 31, 2015 | 15:51
SHPËRNDAJE

Kreu i opozitës dhe Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Rama po bëhet qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, “pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij”. Basha përmes një statusi në Facebook akuzon Ramën se kriminalizimi është vepra e vetme e tij, “njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje”.

Statusi i Bashës në Facebook

Ja postimi i Bashës në Facebook:

Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij.

Skandali që ka ndodhur është një minë në themelet e policisë, të drejtësisë dhe të shtetit. Ky realitet nuk do syze për t’u parë.
Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje. Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit. Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral. Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura