Basha pyet gazetarët: Kur do e bëni ju protestën, ma thoni dhe ne jemi aty

Feb 22, 2018 | 18:54
SHPËRNDAJE

Në reagimin e tij pas mbylljes së seancës së sotme të kuvendit dhe tensionit që pati gjatë replikës së kryeministrit Rama në Kuvend, kur Basha i shkoi në foltore, kreu i demokratëve ka theksuar se edhe sot kryeministri faktoi se është tërësisht i pandjeshëm.

basha kuvend

“Sot Rama u tregua se është i pandjeshëm, nuk ka asnjë reflektim, dhembshuri për qytetarët që sot gjenden me sytë nga qielli, i kam vizituar një pjesë prej tyre, me fëmijë që ushqehen njëherë, me prindër që shkojnë me barkun bosh, realitet që ekziston vetëm një km nga kuvendi, imagjinoni në periferi dhe fshatra. Rama e ka faktuar dhe e faktoi edhe sot se zgjedh të anatemojë opozitën për të fshehur të vërtetën, është i pandjeshëm, kushdo që ka abuzuar nuk duhet të marrë ndihmë, por kjo është alibi e shëmtuar për të lënë pa bukë mijëra familje. Ne do të luftojmë që kjo emergjencë të marrë fund, dhe familjet që e meritojnë ta përfitojnë këtë. Vendi ka nevojë për zgjidhje, ekonomia të çlirohet nga oligarkët, klientët e Ramës dhe kjo vjen kur të clirojmë politikën nga krimi, korrupsioni”- tha Basha.

Pyetur se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës, Basha u përgjigj: Protestat janë të vazhdueshme dhe të shtrira kudo, vetëm sot kishte dy. Më thoni, ju kur do e bëni protestën tuaj për nëncmimin nga Rama, na thoni dhe ne do të jemi aty.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura