Basha publikon videon: 5 Fakte që duhet të dini për Vetingun për Politikanët

SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur “5 fakte”, që sipas tij, duhet të dihen nga publiku, për vetingun në politikë.

Kryeopozitari i publikon në një video që është shpërndarë në faqen e tij në Facebook.

Në video lexohet: 5 gjërat që duhet të dini për vetingun për Politikanet:

  1. Vetingu është skaner për Deputetë, Ministrat dhe zyrtarët e .artë në Shqipëri. Përfshirë këtu edhe vetë Kryeministrin.
  2. Vetingu do largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me rekorde të tmerrshme kriminale.
  3. Vetingu do të largojë politikanët që nuk e justifikojnë pasurinë e tyre.
  4. Vetingu duhet të parashikohet në Kushtetutë dhe të miratohet nga 93 deputetë.
  5. PD ka depozituar draftin në Kuvend në datën 7 Shtator.

Partia Demokratike ka depozituar dje në Parlament ndryshimet kushtetuese, me anë të të cilave kërkohet t’i nënshtrohen procesit të vetingut të gjithë politikanët, duke filluar nga Kryeministri, ministrat, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese, të cilët janë emëruar nga Parlamenti.

PANORAMA

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak“Më tha: Do të vras, më jep paratë. Më drejtoi pistoletën dhe...”/ Artisti tregon si e kërcënoi shqiptari me “Benz” (VIDEO-FOTO)
Artikulli tjetërVIDEO/ Fitore e vuajtur ndaj Korabit, një brazilian nderon Vllazninë në sfidën e parë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.