Basha publikon grafikët: 160 mln $ kontrabandë, evazion e korrupsion në 7 muaj

Aug 29, 2015 | 11:10
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social “Facebook” të dhëna të Ministrisë së Financave, që sipas tij, vërtetojnë se vetëm në 7 muaj janë bërë 160 milionë dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion.

basha4444

grafiku“Ja te dhenat e Ministrise se Financave qe ju fshihet Rama. 160 milion dollare kontrabande, evazion dhe korrupsion ne vetem 7 muaj”- shkruan Basha, duke e ilustruar atë me disa grafike, që faktojnë atë që ai bën me dije.

grafiku1Nje dite me pare PD duke reaguar pas raportit të INSTAT­it, akuzoi qeverinë për fshehje të dhënash zyrtare për financat. “Qeveria pranoi krizën dhe konfirmoi uljen e pagave dhe pensioneve”- shkroi Basha në FB. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura