Basha provokon Berishën/ Mbledhje me gratë poshtë zyrave të Komisionit të Rithemelimit të PD-së

Jan 18, 2022 | 14:31
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka provokuar sot ish-kryeministrin Sali Berisha, duke zhvilluar një mbledhje me gratë e LDGSH poshtë zyrave ku mban takimet Komisioni i Rithemelimit të PD-së.

Një ditë më parë PD zyrtarizoi përjashtimin e Sali Berishës dhe disa prej mbështetësve të tij, duke njoftuar Kuvendin se ata nuk do të jenë më pjesë e selisë blu.

Kryedemokrati Basha ka zhvilluar sot një bisedë me gratë në kuadër të zgjedhjeve në LDGSH në një bar që ndodhet pranë RTSH-së.

Vlen për t’u theksuar se ambienti në fjalë ndodhet afër banesës së ish-kryeministrit dhe pranë kullës ku prej vitesh ka zyrën Sali Berisha, çka mund të konsiderohet një lloj sfide ndaj ish-drejtuesit të selisë blu.

Gjatë takimit të sotëm gratë demokrate theksuan se Berisha është e shkuara e PD-së dhe se lidershipi i kësaj force politike duhet të shohë nga e ardhmja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura