Basha prezanton kandidatët e Bilishtit dhe Pustecit: Ky model qeverisës s’prodhon mirëqenie

Apr 28, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatin e selisë blu për zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë Bilisht, Bledjon Nallbatin.

Kreu i PD-se Lulzim Basha, foto ilustruese

“Kemi një padurim për t’u shprehur me votë. Rama nuk e vret mendjen se ka qytetarë që kanë humbur gjithçka. Papunësia është rritur më 7%…Vërini fre marrëzisë dhe çmendurisë së qeverisë…Oligarkët s’duan të pranojnë realitetin”, tha Basha. 

Po sot Basha ka prezantuar edhe kandidatin e PD për Pustecin, Mihallaq Apostollovskin. Basha u shpreh se kryeministri bën turistin në Gjermani, mbron njerëzit e krimit. Qeveria nuk e konsideron detyrë kryesore punësimin. Ky model nuk prodhon mirëqenie…”, tha Basha.

Kreu i PD prezantoi edhe kandidatët për kryebashkiakë në Gramsh Kodhel Çala, në Cërrik Qamil Boja, në Belsh Asqeri Kuqja dhe në Peqin Albert Kreçi.

Sipas Bashës Shqipëria ka dy vjet që ecën në rrugën e gabuar. Ai tha se mjerimi dhe varfëria kanë pushtuar çdo familje, ndërsa qeveritarët tallen me bukën e fëmijëve të shqiptarëve: “Mazhoranca është zhytur në korrupsion duke kërkuar ryshfete edhe për një vend pune si pastruese”, tha kreu i PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura