Basha pret gjeneralin amerikan: Shqipëria të radhitet përkrah SHBA për sigurinë dhe teknologjinë

Nov 19, 2019 | 21:03
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim gjeneralin Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë.

76201912_2762555933795570_4076861572444585984_n

Duke marrë shkasë nga deklaratat e ambasadës amerikane që Shqipëria të mos pranojë rrjetin 5G nga kompani kineze, Basha ka theksuar se Shqipëria duhet të rreshtohet përkrah aleatëve të SHBA dhe BE për sa i përket sigurisë dhe teknologjisë.75594439_2762555840462246_7432937610105847808_n

“Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë. Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për tu rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE për sa i përket sigurisë dhe teknologjisë. Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore”, shkruan Basha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura