Basha përzgjedh 33 përfaqësuesit që do të mbikëqyrin zgjedhjet e kandidatëve, Patozit i jep Vorën, lë jashtë Topallin e Dodën. Ja emrat

Feb 25, 2015 | 14:45
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka miratuar dje 33 kryetarët e grupeve të punës, të cilët do të drejtojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për 61 bashkitë e vendit. Burimet në PD thanë se janë ende pa u zgjedhur kryetarët e grupeve të punës për 28 njësi zgjedhore.

Gjate mbledhjes se kryesise se PD

Për Bashkinë e Tiranës, PD ka vendosur të ngrejë 11 grupe pune të cilët do të kryesohen nga Edi Paloka, ndërsa deputetët e tjerë do të kryesojnë një nëngrup i cili do të ketë nën administrim territorin e një minibashkie.

TIRANA
Përzgjedhja e kandidatit për Bashkinë e Tiranës dhe kandidatëve për Këshillin Bashkiak do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Ndërsa veç deputetëve të zgjedhur në kryeqytet, pjesë e grupit të punës do të jenë dhe deputetët Genc Ruli dhe Eduard Selami. Pavarësisht se Ruli është zgjedhur deputet në Gjirokastër, ai do të drejtojë një grup pune për përgatitjen e fushatës në kryeqytet, ashtu si dhe Selami, i cili është zgjedhur deputet në Librazhd.

RRETHET
Në miratimin e krerëve të grupeve, Basha ka vendosur të lëvizë një pjesë të mirë të deputetëve nga zonat e tyre të influencës apo dhe nga zonat ku janë zgjedhur deputetë. Astrit Patozi tashmë është vendosur të kryesojë grupin e punës në Vorë, ndërsa Arben Imami do të mbulojë zonën e Shkodrës, ku më parë ka mbuluar Elbasanin. Oerd Bylykbashi do të monitorojë procesin në Lushnjë, ndërsa zona e Durrësit do të jetë nën mbikëqyrjen e Edmond Spahos.

Burimet thanë se Bylykbashi pritet të mbulojë dhe një zonë të Durrësit. Zona është ndryshuar edhe për Genc Pollon i cili do të koordinojë procesin në zonën e Fierit, ndërsa në Berat është vendosur Fatbardh Kadilli. Enkelejd Alibeaj duket se nuk ka lëvizur shumë prej zonës së tij, duke mbuluar Memaliajn dhe Tepelenën. Lëvizja e Genc Rulit prej Gjirokastrës është mbuluar me Tritan Shehun.

Për sa i përket Dropullit, selia blu ka vendosur Spiro Kserën të drejtojë përzgjedhjen e kandidatëve. Pritet që kryesia e PD-së të diskutojë dhe për 28 grupet e punës që do të ngrihen për bashkitë e mbetura. Sipas udhëzimit të Bashës, grupet e punës duhet të ngrihen brenda datës 28 shkurt dhe brenda 10 marsit do të duhet të paraqesin pranë kryesisë së PD-së emrat e kandidatëve për të 61 bashkitë e vendit.

DETYRA
Në urdhrin 1, të datës 18.02.2015, kryetari I PD-së Lulzim Basha ka përcaktuar detyrat që do të kenë grupet e punës. “Drejton procesin e identifikimit të kandidaturave për njësitë vendore. Harton strategjinë elektorale për njësinë vendore/ zgjedhore në bashkëpunim edhe me strukturat e PDSHsë”, thuhet në urdhrin e Bashës. Po ashtu, grupi i punës do të përcaktojë dhe programin që do të ndjekin degët e PD-së në startimin e fushatës elektorale. Një tjetër detyrë e grupit të punës do të jetë “verifikimi i të gjitha raportimeve të seksioneve dhe grupseksioneve përkatëse”.

Jozefina Topallidhe Mesila Doda kanë mbetur jashtë listës së 33 emrave për drejtimin e grupeve të punës në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit. Procesin e përzgjedhjes së emrave që do të hyjnë në garën për Shkodrën do ta drejtojë Arben Imami. Po ashtu, ishnënkryetarja e Partisë Demokratike nuk është vendosur as në drejtimin e fushatës në kryeqytet. Ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se cili do të jetë roli i Topallit në këtë fushatë zgjedhore. Duket se vendimi i Topallit për dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet në selinë blu ka ndikuar dhe në qëndrimin e saj, larg procesit të organizimit të fushatës së zgjedhjeve për pushtetin vendor.

EMRAT

TIRANA

Edi Paloka „
Jorida Tabaku „
Florjon Mima „
Majlinda Bregu „
Gert Bogdani „
Genc Ruli „
Albana Vokshi „
Myqerem Tafaj „
Eduard Selami „
Kastriot Islami „
Halim Kosova

RRETHET

Shkodër Arben Imami „
Lezhë Aldo Bumçi „
Dibër Sherefedin Shehu „
Durrës Edmond Spaho „
Lushnjë Oerd Bylykbashi „
Fier Genc Pollo „
Vlorë Arben Ristani „
Berat Fatbardh Kadilli „
Gjirokastër Tritan Shehu „
Kavajë Eduard Halimi „
Vorë Astrit Patozi „
Peqin Keltis Kruja „
Sarandë Osman Metalla „
Pogradec Gjergji Papa „
Librazhd Luçiano Boçi „
Mallakastër Bedri Mihaj „
Divjakë Kozma Dashi „
Tepelenë Enkelejd Alibeaj „
Memaliaj Enkelejd Alibeaj „
Krujë Gent Strazimiri „
Gramsh Irena Progni „
Vau i Dejës Gjoke Uldedaj „
Përrenjas Eris Hoxha „
Kolonje Leonard Olli „
Bulqize Roland Keta „
Klos Bedri Hoxha „
Roskovec Bedri Mihaj „
Patos Bedri Mihaj „
Selenice Edvin Kulluri „
Ure Vajgurore Astrit Veliaj „
Libohove Tritan Shehu „
DropullSpiro Ksera

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura