Basha përshëndet shpëtimin e Alvinit: Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe

Nov 7, 2019 | 17:30
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur shpëtimin e Alvin Berishës nga kampi AL Hol.

Në një takim me të rinjtë në Vlorë, Basha tha se kjo tragjedi nuk ka mbaruar, duke shtuar se janë edhe dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe.

basha

Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurt, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq italian. Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe.

Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t’i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirë se të kthesh në gjirin e familjes”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura