Basha përshëndet marrëveshjen Maqedoni-Greqi: Akt i pjekurisë politike

Jun 12, 2018 | 23:04
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me një mesazh në Facebook ka përshëndetur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

Basha në reagimin e tij shkruan se marrëveshja është një akt pjekurie politke që u jep meritë dy qeverive.

basha spital

Postimi i plotë

Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike pershendes marreveshjen midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev, lidhur me emrin e fqinjit tone lindor, nga sot Maqedonia Veriore.

Kjo marreveshje si akt i pjekurise politike u jep merite dy qeverive dhe faktoreve politike vendas dhe nderkombetare qe i mbeshteten duke permbyllur ne kete menyre nje teme te zgjatur kontesti ne rajon.

Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike duke uruar finalizimin me sukses te kesaj marreveshje per zgjidhjen e pengeses se fundit, shpreh besim ne permbylljen sa me pare te antaresimit ne NATO te Maqedonise Veriore, dhe me tej per udhetimin se bashku drejt procesit plot sfida dhe shprese te integrimit ne BE te dy vendeve tona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura