Basha përgëzon Krimet e Rënda, akuza të forta Çakos. Ja çfarë i kërkon prokurorisë

Oct 19, 2017 | 11:45
SHPËRNDAJE

“Përgëzim për prokurorinë e Krimeve të Rënda e SHISH, si dhe partnerët e huaj, që bënë të mundur kapjen e një sasie rekord droge në Vlorë, në pronësi të klanit Rama-Tahiri-Habilaj”. Keshtu e nisi fjalen e tij kreu i PD-se, Lulzim Basha ne te parin reagim pas aksionit ne Babice, finalizuar me kapjen e 4.5 tone droge.

basha1

Ne nje deklarate per mediat jashte selise blu, Basha theksoi se pas arrestimit të Moisi Habilajt, prokuroria dhe institucionet e tjera duhet të vendosin pas hekurave anëtarët e këtij klani.

Pjese nga fjala e Bashes 

Ka 48 orë qe faktet tronditëse që janë bërë publike, ndaj cdo vonesë është e pafalshme. Duke mirëkuptuar sekretin hetimor, prokuroria duhet të mirëkuptojë domosdoshmërinë e publikut për transparencë totale. Dënoj përpjekjet e Haki Cakos për të tërhequr vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm që u zhvillua për shkak të izolimit të segmenteve të korruptuar atë policisë. Ka kaluar një muaj kur unë dhe PD ka denoncuar me revoltë ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit që tregoi me figurë se shteti  Ramës është vënë përfund.

Cako në mos duhet të ishte dorëhequr, ai duhet të ishte shkarkuar, ai të ishte para drejtësisë, kjo nuk ndodh sa kohë që MB drejtohet nga një njeri në konflikt interesi si Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit kërkohet për ekstradim për trafikun e kokainës

Kjo nuk ndodh sa kohë që në krye të kupolës është Edi Rama. 4 tonë është 2.5% e drogës që menaxhon sot kupola e policisë së shtetit për llogari të Tahirit, Xhafajt dhe Ramës që është përfituesi direkt i qindra milionë eurove të drogës së përdorur në zgjedhjet e 25 qershorit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura