Basha pas takimit në Elbasan: Rinia investimi më i madh që do të na kthehet në të ardhmen

Nov 4, 2019 | 22:13
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas takimit me të rinjtë në Elbasan, tha se PD do të ofrojë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete të cilat do t’i japin arsye të rinjve të mos e braktisin vendin.

Në facebook, Basha shkruan se rinia është investimi më i madh që do na kthehet në të ardhmen.

72845916_2729834977067666_3634911340356698112_n

Postimi i plotë:

Nisëm sot plot energji nga Elbasani “Rrugëtimin për Shqipërinë” bashkë me të rinjtë e këtij qyteti.

Rinia është investimi më i madh që do të na kthehet në të ardhmen. Ndaj zotimi i parë i PD dhe i imi, është kthimi i shpresës për rininë dhe për shqiptarët.

Në fund të rrugëtimit me rininë, do të ofrojmë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete të cilat do ti japin atyre arsye për të mos e braktisur më vendin, por për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura