Basha para takimit me zyrtarin e DASH: Edi Rama thirri mendjes, ndryshe të pret…

May 15, 2017 | 12:16
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor po iu tundin shumat e lekëve në këmbim të vendimit për të rrëzuar kërkesën për rrëzimin e listave të 18 Qershorit.

Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, speaking during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister's Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

Ai i bëri thirrje kryeministrit që t’i thërrasë mendjes nëse nuk do të përfundojë si diktatori.

Pjesë nga fjala e Bashës

Le ti themi Ramës që ta harrojë se do ketë një parlament të emëruar nga droga dhe krimi sepse kjo do të thotë edhe më shumë dhunë, terror, papunësi dhe varfëri mbi qytetarët. Ky binom parlament pa opozitë dhe një popull i shtypur, nuk ke për të pasur dhe nuk ke për ta gëzuar asnjë orë të vetme. Thirri mendjes kur artikulon ëndrra diktatoriale sepse ndryshe të vjen fundi i diktatorit. Ai e konsideron këtë një lojë pokeri.

Rama nuk e sheh të vërtetën siç refuzon të shohë problemin e krimit dhe drogës. Për të është një lojë shahu. Unë i kam thënë se është teatër kukullash. E pohoi merhumi me ndërgjegjen e tij. E pohoi që është lojë shahu. Ai i sheh miqtë tanë ndërkombëtarë si gurë shahu në lojën e tij të shahut. Kjo nuk është lojë. Hallet tuaja nuk janë lojë, Republika e Re që po vjen nuk është lojë. Pse e sheh si lojë shahu Edi Rama këtë përballje për jetë a vdekje midis dëshpërimit dhe shpresës?

Në qoftë se i rezistojnë zhageve që po i tundin, nëse numërojnë siç numëron çdo shqiptar…Tani iu kanë dalë lakrat në shesh, partitë kanë futur gjithë fisin në listë. Po ato partitë e tjera që nuk ia kishin dalë dot të fusnin kandidatë as me shkollë të mesme, a i patë?

Nuk është lojë shahu, Edi Rama. Thirri mendjes. Nuk ka për të pasur zgjedhje në 18 Qershor. Mos abuzo me natyrën tonë demokratike, paqësore dhe europiane, sepse kur gjithçka të shterohet shqiptarët dhe unë në krye të tyre do të ta mësojmë se nuk është lojë shahu. Qeveri teknike që do zbatojë ligjin e dekriminalizimit, që do luftojë impaktin e drogës, që do tu garantojë shqiptarëve votën e tyre dhe të pacënuar…e dini që në Elbasan 1/3 e kartave të identitetit i kanë mbledhur? Gaboheni rëndë. Kjo nuk ka për të ndodhur. Ne kemi qenë dhe jemi të bashkuar. Ne kemi qenë shumë dhe sot jemi më shumë. Kemi qenë të duruar, por sot jemi më të paduruar. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë. Bashkimi i shqiptarëve nuk do lejojë kurrë kthim në monizëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura