Basha: Ora po thërret shqiptarët. Bashkë në marshin për dëbimin e qeverisë

Nov 25, 2015 | 14:04
SHPËRNDAJE

Duke e cilësuar projektligjin për dekriminalizimin një arritje të PD që do e gëzojë gjithë shoqëria, e duke akuzuar qeverinë si një rrezik real për vendin për shkak të bashkëjetesës me krimin, kreu i PD-së ka ftuar shqiptarët të jenë bashkë në protestën e 8 dhjetorit.

Basha ne nje mbedhje te grupit parlamentar
Basha ne nje mbedhje te grupit parlamentar

Gjatë fjalës së tij para deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha ka theksuar se ora po thërret shqiptarët të bashkohen për të marrë në dorë fatet e vendit dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë.

“Zgjidhja vjen me largimin e qeverisë. Thirrja për bashkim në 8 dhjetor, në marshimin e dëbimit të regjimit është mirëpritur nga gjithë ata shqiptarë që e kanë identifikuar të keqen me Ramën dhe qeverinë e tij, ata janë në këmbë e të gatshëm për lëvizjen e madhe, ashtu si në dhjetorin e 25 viteve më parë ora po i thërret shqiptarët për t’u bashkuar, për të sjellë ndryshimin e merituar, për një stad të ri të demokracisë, krijimin e mundësive për të gëzuar frytet e lirisë dhe zhvillimit”- tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, të gjithë elementët e jetës së shqiptarëve u kërcënuan nga një rrezik i jashtëzakonshëm, nga krimi në pushtet, krimi në sistem përmes promovimit që iu bë nga qeveria.

“A mund të ketë rrezik më të madh në një shoqëri, dramë më të madhe se lartësimi i krimit me status të privilegjuar, konsensusi popullor thotë jo se e ka provuar gjatë shekujve se cdo të thotë nëse u mbivendoset e liga. Ky rrezik nuk është hipotetik, por real, ne kemi ngritur alarm me fakte tronditëse me të cilën do të përballemi me qytetarët me vetëdije kombëtare e europianiste. Pr.ligji i dekriminalizimit që do të vuloset në seancë krijon premisat për të hequr një nga njollat më të zeza të vendit në kohën e demokracisë. Ky ligj parashikon shfuqizimin e cdo emërimi që bie ndesh me dispozitat e tij. Merr fund një makth i keq, i tmerrshëm që po kontrollonte projektin e republikës së malavitës”- tha Basha. Ai e ka quajtur këtë një betejë të fituar me qytetarët, duke ftuar deputetët e Kuvendit të japin miratimin edhe për testin e drogës. Pasi sipas tij, “politikëbërësit duhet të japin shembullin të parët për modelin”.

Basha ka thënë më tej se përballja me krimin mbetët sfidë e shtetit dhe cdo qeverie, duke nënvizuar se “nuk kemi qenë në ndarje sipas ngjyrave të njërës apo tjetrës qeveri, edhe kur qeveris bluja dhe roza krimi ka vetëm një ngjyrë, të zezë”. Por sipas Bashës, në qeverinë Rama-Meta individët me rekorde kriminale,  u futën serbes në Kuvend dhe u promovuan në poste drejtuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura