Basha nxjerr foton: Biznesmeni që goditi mbrëmë policinë në Elbasan shtrëngoi duart me Ramën

Sep 20, 2017 | 9:06
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-se Lulzim Basha ka publikuar foton e personit i cili goditi makinen e policise nje nate me pare ne Elbasan. Ai shikohet duke shpetnguar duart me kryeministrin Rama.

21687739_1638113399573168_3242357938772381246_n

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një Audi A8 e blinduar goditi makinën e policisë.

Deri tani, policia ka arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim biznesmenin e njohur Petrit Çela, pronar i tregut agro-ushqimor në këtë qytet.
Kreu i PD akuzon dhe një herë qeverinë për lidhjet me bandat kriminale, ku shprehet se pikërisht nga kjo lidhje buron guximi dhe pushteti i tyre.

Statusi i Bashës në Facebook

Ja ku buron guximi dhe pushteti i bandave kriminale. Makina qe goditi policine mbreme ne Elbasan, eshte ne emer te Petrit Celes qe po shtrengon duart me Edi Ramen ne prani te kumbarit Qazim Sejdini. Policet e ndershem te Elbasanit denoncuan mbreme se i biri, Sueli ishte ne fakt ne makine, sebashku me dhendrin e Sejdinit. Edhe Edi Rama e di mire, por kjo eshte zgjedhja e tij; shtrengimi i duarve me krimin, per te siguruar vota ne zgjedhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura