Basha nxjerr dokumentin: Seitaj s’mund të ekstradohej, ministren e përcollën me lezet sot se…

Feb 1, 2018 | 21:14
SHPËRNDAJE

Lideri i opozites Lulzim Basha tha se nuk ishte skenar i opozites sjellja sot ne Kuvend, por nje sjellje e perseritur e mazhorances qe do t’i heqe fjalen opozites.

basha ne studio

Edhe sot Rama  përmes sejmentit të tij Gramoz Ruci dhunoi rregulloren e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar kerkoi fjalen në një moment delikat për shtetin ligjor, të paprecedentë kur shteti shqiptar, qeveria e Ramës, 5-6 institucionet e qeverise kanë rrëmbyer dëshmitarin kyc në hetimin që po zhvillohet…Kreu i grupit parlamentar kërkoi praninë e kryeministrit dhe ministres së drejtësisë e cila u përcoll me lezet që të mos ndodhej aty se meraku i Ramës ka qenë të zhurmojë këtë megaskandal, më i rëndë se sa konfirmimi nga përgjimet e Antimafias i rolit të ministrit të brendshëm të Ramës në trafikun e drogës. Këtë moment Ruci sic ben gjithone u përpoq, u rrek ti mbyllë gojën opozitës duke dhunuar rregulloren. Ka ndodhur ndërkohë që po diskutohej një iniciativë ligjore e opozitës”.

Sakaq, duke folur per ekstradimin e Nezar Sitit, te cilin e quajti skandal, Basha dtha se ai eshte arrestuar me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe nuk mund të ekstradohej sepse ishte në hetim nga autoritetet shqiptare.

“Ky person nuk mund të ekstradohet dhe për një arsye të thjeshtë. Sa kohë është në hetim. Këtu tek ju ka thënë ministri i brendshëm tha se u arrestua me 20 tetor me urdhër të Interpolit. Ky është një mashtrim. Ja ku e keni dokumentin e policisë Vlorë, procesverbali kur ky ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale për të cilën po hetohet Tahiri dhe Habilaj. Ky është dokumenti që e vërteton. Xhafaj dy ditë më parë gënjeu, sepse ai e ka këtë dokument. Skandali është edhe më i thellë. Ky proces ka nisur 2 herë dhe filtrat e shtetit kanë funksionuar dhe kanë thënë që ky person nuk mund të ekstradohet sepse Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton. Është një mashtrim bajat i rëndomtë sepse Ministrja e Drejtësisë ka nënshkruar 3 letër-porosi për prokurorinë e Catanias. Janë gjurmët e gishtave të një kupole mafioze për të ndihmuar Saimir Tahirin dhe çështja e tij të zvarritet apo mundësisht të mbyllet çështja”.

shkresa Basha 1

shkresa Basha 2

shkresa basha 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura