Basha: Nuk pres dialog nga Rama, deklaratat për Vetingun t’ua shesë gomerëve

Nov 30, 2016 | 15:22
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha ka informuar Gjykatën Kushtetuese dhe Parlamentin që të përsërisë edhe njëherë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias për ligjin e Vettingut.

Burime nga mbledhja e sotme e grupit të PD-së, theksuan se përkthimi i Kushtetutës dhe Vettingut ka gabime të mëdha.

“I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese të ripërsëris kërkesën ndaj Venecias. Do informojmë zyrtarisht Venecian për këtë problem.”, mësohet të jetë shprehur Basha para grupit parlamentar.

Buxheti dhe kontestimi me argumente nga ana e opozitës do të jenë në qendër të qëndrimit të nesërm në seancë plenare nga ana e opozitës.

basha deklarate

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha, teksa akuzoi Ramën për ekonominë e vendit dhe mjerimin që ka pllakosur shqiptarët ka shpalosur edhe synimet primare të tij si kryeministër.

“Ka premtuar ti rrisë pagat e pensionet dy muaj para se të marrë ndëshkimin popullor me votë, po i rrit ndërkohë që i ka ngrirë për tre vite, dhe i ka rritur më pak se inflacioni”- tha ai.

Sipas tij, opozita nesër do të shpalosë në detaje këtë buxhet antipopullor si sa i takon fushave të ndryshme dhe efekteve që do të ketë te qytetarët. “Alternativa jonë është e kundërta e kësaj që bën rama, do ulin taksat, 9% taksa e sheshtë, prioritet shtresat në nevojë, qëllimi im i parë si kryeministër është që asnjë familje të mos jetë pa bukë, pa ujë e pa drita, pagesë të 200 kilovatëve të parë të cdo familje në nevojë”- tha Basha.

Pyetur nëse është në negociata për bisedime me shumicën për sa i takon ligjit të vetingut, referuar edhe thirrjes së tij të djeshme për Ramën, ai iu përgjigj: “Nuk pres që ai të pranojë të ulet me opozitën, kjo do ishte rruga, por deklaratat për vetingun t’ja shesë gomerëve se njeri që ta besojë këtu nuk ka”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura