Basha: Nuk mund të pranojmë një drejtësi “Venecia minus”

Jun 29, 2016 | 15:55
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike nuk do të lëshojë sa i takon zbatimit të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias për draftin e reformës në drejtësi.basha gjermani

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ku mori pjesë dhe Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Lulzim Basha u shpreh se, se opozita nuk do të tërhiqet nga zbatimi i rekomandimit 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias.

“Nuk mund të pranojmë një drejtësi “Venecia minus”, pasi do të përkthehet në një drejtësi të kapur”, u shpreh kreu i PD-së.

“Thirrje kundërshtarëve tanë politik: Opozita nuk është tërhequr dhe nuk tërhiqet nga zbatimi i rekomandimit 88 të Venecias. Të ndalim luftën verbale, të ndalim insinuatat, t’i japim popullit një ide të qartë. Nëse Rama është gati të votojë rekomandimin 88 edhe opozita është gati. Ftesë maxhorancës të mos kapet pas alibive, pas fijeve të kashtës. Unë dhe PD jemi gati të angazhohemi çdo çast për t’i dhënë shqiptarëve drejtësinë e pa kapur politikisht”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura