Basha ngushëllon familjen e kreut të FNSH-së Shkodër: Inkurajojmë policinë në kapjen e autorit

Oct 3, 2015 | 22:34
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD­së, Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen e efektivit të vrarë sot gjatë operacionit të policisë në Shkodër, Simon Gjeta.

Basha-VrasjaNë një deklaratë pas mbledhjes së kryesisë, Basha shprehu mbështetjen për punën e policisë, në luftën kundër krimit dhe ndaj të gjithë punonjësve në uniformë.

“Jemi të tronditur nga vrasja e komandantit të FNSH­së. Mbështetje totale ndaj efektivëve të policisë që vazhdojnë operacionin në Shkodër, ndaj burrave grave në uniformë në të gjithë Shqipërinë. Presim neutralizimin dhe vënien para drejtësisë të autorit.

Kjo ngjarje e rëndë na kujton edhe njëherë se sa e domosdoshme është mbështetja pa ekuivokë kundër krimit dhe se sa esenciale është për policinë, pastërtia e duarve e shtetit.

Lutjet e mia me familjen e Simon Gjetën, me efektivët e policisë në operacion dhe përkrahja ime për çdo efektiv”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura