Basha nga Kurbini: Standartin e përjashtimin nga politika e mbështeste edhe Berisha. Ata që duan të shkatërrojnë PD-në do i themi ndal ose jashtë

Jan 20, 2022 | 15:57
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar të enjten një takim me demokratët në Kurbin, ku i është rikthyer edhe një herë situatës që ka krijuar në PD Sali Berisha, pas vendimit të SHBA për ta shpallur non grata dhe përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat.

Sipas Bashës, përjashtimi nga politika i personave të shpallur non grata nga SHBA ka qenë edhe standart i Sali Berishës, por pas vendimit për të, ai vendosi interesat personale në kurriz të demokratëve.

“Për të rrëzuar tiraninë duhet të plotësojmë dy kushte e para të qëndrojmë në krah të njëri tjetrit me mendje hapur të vendosur të qartë plot shpresë për të ardhmen, e dyta mos e humbasim busullën tonë, busullën e PD, partisë euro atlantike antikomuniste pro perëndimore pro amerikane.

Këtë nuk e përcaktojë fjalët por veprat .

Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA përcaktuan non grata personazhe të botës së krikmit të lidhur me PS, duke ndjekur të njëjtin standart dhe unë mora të njëjtin vendim më 9 shtator me besimin se Sali Berisha do ua kursente demokratëve atë që po përpiqet të bëjë edhe këto ditë të fundit,

Duke i thënë na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë, na lë të ecim përpara, se këtë standart ke mbështetur edhe ti kush është non grata nuk duhet të jetë në politikë, interesat personale iu vendosën sakrificës së demokratëve”.

Basha tha se është i hapur për sugjerime dhe kritikat që vijnë nga takimet në bazës dhe garantoi që ata persona që duan të përçajnë PD-në, “do i themi ndal ose jashtë”.

“Kulti i individit e ka marrë tepër në qafë për një kohë të gjatë Shqipërinë, në këtë sallë s’jam për t’u fryrë sa herë dëgjoj përshendetjet tuaja dhe emrin tim por për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve edhe kritikat, të drejtpërdrejta edhe sugjerimet e për t’ju thënë e para ata që duan ta përcajnë PD-në, ata që duan ta shkatërrojnë e bëjnë këtë për hesap të tiranisë së korrupsionit, atyre pa asnjë dallim do i themi ndal ose jashtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura