Basha në Kavajë: Dyshja Rama – Meta do të jenë subjekt i dekriminalizimit, do rrëzohen si Enver Hoxha

Mar 26, 2015 | 18:16
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi nga qyteti i Kavajës nisjen e procesit te dekriminalizimit. Duke thënë se nga Kavaja nisi rrëzimi i regjimit të Enver Hoxhës dhe po nga ky qytet do të nisë edhe dekriminalizmi pa kthim i politikës shqiptar, Basha kërkoi largimin e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ne qytetin e Kavajes

“E keqja e ka emrin arrogancë, braktisje, krim dhe korrupsion i nivelit të lartë ky është produkri i qeverisë Rama-Meta. Këto nuk janë parulla, por jeta e juaj e përditshme. Është kalvari i mundimeve në të cilat kalojnë pjesa më e madhe e qytetarëve. Kriminalizimi i pashembullt deri në palcë i qeverisjes. Është krimi i veshur me pushtet dhe pushteti me krim. Shqiptarët të kanë parë se si Rama dhe Meta e prishën kontratën me zgjedhësit, duke rritur taksat dhe çmimin e energjisë dhe naftës. Nuk hapën asnjë vend të ri pune por e zhytën vendin në krizë. Grisën kontratën me zgjedhësit dhe lidhën kontratën me krimin e organizuar për të blerë vota me paratë e pista”,-deklaroi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim në qytetin e Kavajës duke vënë theksin tek keq qeverisja e vendit. Duke folur për simbolikën e dy gishtave të simbolit të demokracisë në Kavajë, Basha tha se ‘me mijëra gishta të ngritura lart në shenjën e fitores, si sonte këtu në shesh evitojmë momentin kur rinia e Kavajës shpalli ndarjen përgjithmonë nga izolimi’.

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se kryengritja antikomuniste e Kavajës nuk është thjesht një rrëfim, por një histori e gjallë që lufton edhe sot me mesazhet e saj aktuale. “Mesazhi është papajtueshmëria e qytetarëve me të keqen, përballja e qytetarëve me të keqen, mesazhi është zgjimi i rinisë. Rinia është ajo që hap rrugë dhe shtigje të reja”,-u shpreh Basha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura