Basha në familjen e prekur nga tërmeti/ Reagon Bashkia e Durrësit: Nuk kanë aplikuar për programin e rindërtimit apo bonusin e qirasë

Nov 26, 2021 | 19:06
SHPËRNDAJE

Bashkia e Durrësit ka reaguar lidhur me vizitën e kryedemokratit Basha në një familje të këtij qyteti që sipas tij nuk janë ndihmuar nga autoritetet pas tërmetit të 26 nentorit.

bashabashkiadurres

Në reagimin e siguruar nga News24, Bashkia Durrës thotë se familja e Kujtim dhe Nexhmije Shkallës në Durrës nuk kanë aplikuar për programin e rindërtimit apo bonusin e qirasë.

Më tej Bashkia shton se në procesin e rindërtimit është bërë një punë kolosale dhe jo propagandë siç nën kreu i PD-së.

Reagimi i Bashkisë së Durrësit:

Sipas aktit normativ të qeverisë shqiptare nr.9 dt.16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” si dhe VKM nr.5 dt.06.01.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit dhe projektet model” përcaktohet qartë se çdo subjekt i dëmtuar nga tërmeti duhet të aplikojë në njësinë përkatëse për të përfituar nga programet e rindërtimit si dhe bonus qeraje. Këto janë instrumenta ligjorë të domosdoshëm për të përfituar nga këto programe. Janë mijëra familje durrsake që kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga procesi i rindërtimit bonus qeraje, riparimin e pallateve të tyre, grante rikonstruksioni e rindërtimi, shtëpi individuale dhe apartamente të reja dhe kjo vetëm falë një aplikimi të thjeshtë. Ky program është fakt dhe punë kolosale dhe jo llafe e propagandë siç bën Basha. PD dhe Basha të cilët vijojnë të bëjnë politikë me fatkeqësi njerëzore kanë gjetur pikërisht një familje që nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga këto programe dhe duan të hedhin baltë mbi një proces historik siç është ai i rindërtimit. Në sajë të këtij procesi Durrësi po ringrihet më i fortë se më parë dhe qyteti po i rikthehet normalitetit.

Në dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, Lulzim Basha vizitoi familjen e Kujtim dhe Nexhmie Shkallës. Sipas tij, kjo familje është simbolike e harresës dhe braktisjes nga qeveria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura