Basha: Në 2 vite, ndërtojmë 10 kopshte të reja

Jun 13, 2013 | 18:16
SHPËRNDAJE

TIRANE- Brenda dy viteve të ardshme Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 10 kopshte të reja,

  Premtimi  eshte dhënë sot nga kreu i Bashksië, Lulzim Basha, i cili mori pjesë në në nisjen e punimeve të rikonstruksionit të kopshtit nr.29, një investim që kap shifrën e 39 milionë lekëve.

“Kam kënaqësinë që ndodhem në këtë inaugurim, sepse është i pari i këtij lloji, i ndërtimit nga fillimi të një kopshti, ndërkohë që Bashkia e Tiranës planifikon që vetëm me fondet e veta gjatë 2 viteve të ardhshme të ndërtojë edhe 10 kopshte të tjera të  rinj anembanë qytetit dhe të dyfishojë bashkë me fondet e qeverisë shqiptare, numrin total të kopshteve që do u shërbejë vogëlushëve të qytetit, në përputhje me parashikimet e planit urbanistik dhe nevojat e qytetarëve të Tiranës” – deklaroi kreu i Bashkisë.

Godina, për të cilën nisën sot punimet është konceptuar me 2 kate. Objekti do të përbëhet nga gjashtë grupe të vogla, 20-25 fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura