Basha, mesazh familjes: Bujar Lako, njeriu i madh, ikona e kinematografisë

Dec 26, 2016 | 13:16
SHPËRNDAJE

Ngushëllime për familjen, bashkëshorten Mirën dhe djalin Bojkenin ka përcjellë sot kreu i PD-së, Lulzim Basha për ndarjen nga jeta të të madhit të kinematografisë, Bujar Lako.

basha deklarate

Me një postim në FB, Basha e çmon Lakon si “artist i papërsëritshëm që i dha jetë si askush tjetër personazheve të ngulura në memorien e publikut, Bujari ishte një njeri i madh po ashtu, që kurrë nuk hoqi dorë nga përunjësia dhe sjellja njerëzore, megjithë arritjet e mëdha dhe lavdinë e merituar në art”.

Postimi i Bashës

Me hidhërim të madh, mora vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Bujar Lakos. Zemra e tij pushoi sot në mëngjes herët, duke e larguar fizikisht nga kjo botë ikonën e skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Artist i papërsëritshëm që i dha jetë si askush tjetër personazheve të ngulura në memorien e publikut, Bujari ishte një njeri i madh po ashtu, që kurrë nuk hoqi dorë nga përunjësia dhe sjellja njerëzore, megjithë arritjet e mëdha dhe lavdinë e merituar në art.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për Mirën dhe Bojkenin, për miqtë e dashamirësit, për admiruesit dhe ndjekësit e panumërt të artit, kinemasë, dhe roleve të të madhit Bujar Lako. U prehtë ne paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura