Basha merr në mbrojtje Xhelal Mziun: S’ka vjedhur asnjë qindarkë, akuzohet për tendera që s’janë bërë kurrë

May 5, 2015 | 19:59
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin e PD-së në Kamëz Xhelal Mziun. Basha u shpreh besimplotë se pas 21 Qershorit, Mziu do të jetë kreu i bashkisë së Kamzës, pasi ka akuzuar se qeveria ka mashtruar qytetarët.

“…e nisi nga Kamza ku shkatërroi objekte legalizimi apo me leje, e zgjeroi të keqen në gjithë shqipërinë…e keqja ka fytyrën e bandave të OSHEE…”.

Lulzim Basha dhe Xhelal Mziu

 Basha ka thene se Mziu nuk ka abuzuar asnjehere me tendera qe sipas tij nuk jane kryer kurre:

“…akuzon Xhelal Mziun edhe pse s’ka harxhuer asnje qindarke te vetme ne tendera qe s’jane kryer kurre, por vete kryeministri akuzohet se ka marre ne pune kryearkitektin…dhe i ka thene kur do e fitoje tenderin…i njejti kryearkitekt qe e perpdor per projekte madhore…per shtepine e tij ne Surrel”,- tha Basha. 

Sipas kreut te PD, sot jane bashkuar me PD shumica dërrmuese e shqiptarëve, “të djathë e të majtë do ta kthejne 21 Qershorin në festën e demokracisë, në triumfin e votës së lirë, në verdiktin e pashmanghshëm të qeverisë…vij ketu ne Kamez për t’i thënë njëri-tjetrit, ti themi edhe atyre të majtëve që janë të papunë si ju, që ballafaqohen me padrejtësiësnë dhe selektivitetin njësoj si ju , por janë dyfish më të zhënjyer se ju, se besuan premtimin…të djathtë e të majtë më të bashkuar se kurrë më parë, se nuk e pranojnë ikjen nga Kamza, ikjen nga Shqipëria si alternativë, poshtërimin e uljen e kokës…

Basha ka sulmuar qeverine per aksionet e INUK te cilat tha i nisi nga Kamza dhe i vijoi ne gjithe vendin duke prishur edhe ndertesa te legalizuara.

“do nisim shporrjen e te keqes nga vendi…padurimi juaj ka trembur oligarket…cdo gje per te mpire padurimin tuaj per ndryshim…marifete, rrena, premtime ne hava, para te pista…gjithcka do bejne per ta mpire padurimin tuaj deri ne 21 Qershor… kryemashtruesi i kohërave moderne, njeriu që premtoi legalizime falas por që sot shëtit në Shqiperi si adhamudh, duke mashtruar me fletushka që s’jane legalizme dhe s’janë falas”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura