Basha me thirrje të fortë kundër Ramës: Bashkohuni, ta çlirojmë vendin nga këta 50 banditë

Feb 22, 2018 | 19:40
SHPËRNDAJE

Pasi i numëroi akuzat për gjendjen e mjeruar në vend, pasi kujtoi se Rama u hoqi bukën e gojës 20 mijë familjeve duke i lënë pa asnjë ndihmë, e teksa bëri përgjegjës Ramën dhe qeverisë, që e quajti banda e hajdutëve, Basha iu drejtuar me një thirrje të fortë gjithë shqiptarëve.

basha kuvend rama

“Negociatat në rrezik prej krimit e korrupsionit, bashkohuni shqiptarë, opozitën e keni gjithmonë me vete. Bashkohuni ta çlirojmë vendin nga këta 50 banditë ne jemi shumica të marrim fatin tanë në duart tona”- tha Basha.

basha kuvend

Sipas Bashës, ky kryeministër i papërgjegjshëm, të vetmin avaz ka sulmet ndaj opozitës.

“Asnjë fjalë nuk thanë për mbi 20 mijë familje që i hoqën bukën e gojës. Ministrja është në abuzim total të detyrës, tregoi në limitett e kohës se po të kesh sobë me dru s’ke të drejtë të marrësh ndihmë, edhe kur nuk ke asnjë të ardhur, por refuzon të tregojë se cfarë sistemi pikëzimi zgjodhën për të përjashtuar mijëra familje. Po të kishim prokurori të pavarur do e merrte marionetën e Ramës dhe vetë Ramën të pandehur. Pas të dhënave nga raporti i FAO nuk duhet të flinte gjumë një kryeministër legjitim, por Rama i shtoi 290 mijë shqiptarëve edhe 20 mijë familje dhe nuk llogaris 5 mijë personat me aftësi të kufizuar. Qesh se e di ti, i falsifikoi të dhënat ajo por nuk është ajo vetëm për burg. Lekët nuk mungojnë, lekët o shqiptar nuk mungojnë, ky shtet i ka lekët për ndihmën që mos të flejë asnjë fëmijë me barkun bosh pa bukë ujë drita, por këto shkojnë në xhepin e Ramës dhe ministrin e bixhozit, të inceneratorit dhe bandës së hajdutëve këtu pas. Bashkohuni, ta clirojmë vendin nga këta 50 banditë ne jemi shumica të marrim fatin tanë në duart tona”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura