Basha me fermerët: Përveç taksës së tokës, asnjë taksë tjetër në fshat

Oct 13, 2015 | 14:46
SHPËRNDAJE

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me fermerët në Vranisht të cilët ngritën shqetësimet për pamundësinë për të shitur prodhimet e tyre, që për të dytin vit me radhë po kalben thanë ata.

Pavarësisht prodhimit të madh që ka pasur këtë vit tregu, thanë \fermerët, dominohet nga mallrat e importit.

basha-800x432

Fermer: Drejtori i Bujqësisë na foli në televizor që kemi 28 milionë ilaç për të hedhur për minjtë. Ne po na hipën minjtë nëpër mollë. Bie ajo mollë e mirë poshtë, atë mollë nuk e ha dot se na e ha miu. Doli në televizor hodhi në një parcelë, nga hodhi dhe i futi gjithë paratë në xhep.

Rritja e çmimit të naftës, energjisë elektrike e plehrave, etj. Ka rritur ndjeshëm koston e prodhimeve bujqësore, thanë fermerët.

Fermer: Duam të ulet kostoja e shpenzimeve, pikërisht nafta. E dyta, plehrat kimike dhe pesticidet, dhe njëkohësisht nëpërmjet politikave qeveria të rrisë diçka akcizën në doganë, dy- tre muajt e vjeshtës sa të shitet prodhimi vendas. Kaq do fshatari dhe të heq kapelën.

Fermer: Ne fasulet i kemi tërë në shtëpi. Pyeti të gjithë këta, kanë nga 10 kuintalë. Sivjet kanë përsëri u bënë 20 kuintal, të tërë i kanë në shtëpi. E kemi stok mallin. Nuk e dimë se çfarë do të bëhet, është gjynah, djers e lekë e harxhuar e këtij populli. Është katastrofë, katastrofë.

Basha ka bërë të ditur se në programin e demokratëve do të ulet çmimi i naftës me 240 lekë për litër, çmimi i energjisë. Në fshat, tha ai, përveç taksës së tokës e cila duhet të mos kalojë kurrsesi nivelin e 3500 lekë të vjetra, nuk do të ketë asnjë taksë tjetër. 

“Vendosja e taksës së sheshtë, qëllimin kryesor ka të rrisë tregun. Këtu në fshat përveç taksës së tokës, e cila duhet të mos kalojë kurrsesi nivelin e 3500 lekë të vjetra, asnjë taksë tjetër nuk duhet ti merret fshatarit. Përkundrazi duhet ti sigurohet përmes masave ndihmuese për naftën dhe imputet e tjera që djersa e tij të mos derdhet në lumë por të kthehet kthehet në bereqet  për fshatin, për ju vetë edhe për konsumatorin në qytet përmes çmimeve më të ulura,”- tha Basha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura