Basha me akuzë të fortë: Banda që përplasi policinë në Elbasan ndodhet…

Oct 11, 2017 | 18:00
SHPËRNDAJE

Duke iu referuar të dhënave dëshpëruese për shqiptarët dhe pamundësinë për përballimin e jetesës publikuar nga Barometri i Ballkanit, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit dhe qeverisë. Duke akuzuar Ramën per lidhje me krimin, i cili e solli ne pushtet, Basha ka deklaruar sot se ‘ata qe perplasen policine ne Elbasan, u ndihmuan te ikin dhe ndodhen sot ne nje vend te BE’.

basha

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Basha theksoi se nga janari mbijetesa e shqiptarëve do jetë edhe më e vështirë, pasi Rama do fusë biznesin e vogël në skemën e TVSH-së.

Ai ka garantuar shqiptarët se “PD-ja do të luftojë fort kundër marrëzisë, cmendurisë së rritjes së TVSH, do të bëjë beteje kundër krimit të bërë njësh me qeverinë, drogës dhe korrupsionin qeveritar”.

Por sipas Bashës, cdo lëvizje do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel, e sipas tij, themel është garantimi i votës së lirë.

“Vetëm me këtë qeveria jep llogari para njerëzve dhe nuk lejohet ta cojë vendin në greminë, sot Rama jep llogari bandave se me ata e siguroi votën. Të dyshuarit kryesore qe ishin në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e policise se korruptuar te Edi Rames janë larguar nga vendi dhe sor gjenden në një vend anëtar të BE-së”- tha Basha, duke theksuar se vetëm vota e lirë është e vetmja që mund të shpëtojë vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura