Basha mbledh kryebashkiakët e PD-së: Rama sillet si feudal me kryetarët e rinj të bashkive

Jul 7, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi në një takim kryetarët e rinj të bashkive të djathta të zgjedhur më 21 qershor. Duke iu referuar takimit që kryeministri zhvilloi me krerët e bashkive mesditen e së hënës, Basha e akuzoi Ramën për shfaqje të shëmtuara ku të zgjedhurit vendor thirren sa për fasadë.

Lulzim Basha ne takimin me kryebashkiaket e djathte

“Po të kishte prioritet qytetarët nuk do t’i mungonte bashkëpunimi me ju. Sot pushteti vendor është pranë një kolapsi total dhe përgjegjësia është e kryeministrit dhe e qeverisë. Në vend që të angazhohet për t’i dhënë drejtim boshllëkut ligjor dhe të kthehet në rrugën europiane të ligjit, vazhdon lojëra orientale të pushtetit. Shfaqja e sonte ishte një shfaqje e shëmtuar, me një mentalitet feudali thirren për të bërë shfaqje krerët e bashkive dhe rrinë të heshtur përballë një kryeministri që reciton poezi”,-deklaroi Basha.

 

Kryetari i Partisë Demokratike foli edhe për zgjedhjen e kandidatëve në krye të bashkive ë vendit me precedentë kriminal, ndërsa theksoi se Rama ende ka reflektuar për thirrjet e ndërkombëtarëve.  “Kandidimi i personave me rekorde të tmerrshme kriminale dhe me gjithë kërkesave të përsëritura të partnerëve ndërkombëtar, Edi Rama nuk u tërhoq nga ky model dhe ende s’ka gjetur asnjë moment për një shenjë reflektimi.”,-tha Basha.

Kreu i PD-së foli edhe për projektin e ri të qeverisë për ndërtesa të reja dhe hapësira të gjelbërta pranë Universitetit Politeknik dhe Gardës së Republikës, duke thënë se bëhet për interesa të ngushta me qëllim shpërblimin e financuesve të fushatës elektorale në Tiranë. “Po sot do ta them si kryebashkiak në detyrë do ta them që projekti që ka ndërmend të zbatojë në parkun e Sheshit Nënë Tereza, betonizim i padrejtë. Tiranën e sheh si fabrikë të interesave të tij. Janë interesat financiare që drejtuan fushatën e kandidatit të Ramës. Miliona euro, para të errëta dhe të padeklaruara, por para që duhen të kthehen klientëve të tij”,-deklaroi Lulzim Basha. 

***
Më herët, burime nga Partia Demokratike thanë se tryeza e thirrur nga Basha kë si qëllim konsultimin me krerët e rinj të bashkive të programeve dhe parimeve të shpallura prej tyre në fushatë elektorale.

Takimi i kreut të PD-së me kryebashkiakët e opozitës, vjen pak orë pas një tjetër takimi që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mesditën e së hënës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura