Basha mbledh aleatët, zbulohet vendimi për seancën e sotme: Do të ketë…

Sep 3, 2018 | 13:42
SHPËRNDAJE

Opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë në seancën e sotme në Kuvend. Sipas informacioneve mësohet se opozita e bashkuar pas një mbledhje të mbajtur në mesditë ka vendosur që të bojkotojë seancën e parë plenare dhe të zhvillojë një takim të jashtëzakonshme në Shkodër.

Ky takim vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në këtë qytet gjatë muajit të fundit, ku ka pasur shumë vrasje dhe rrëmbime personash.

basha aleatet

“Opozita parlamentare nis sesionin me takim të jashtezakonshëm në Shkoder në orën 17.00. Mbledhja në Shkoder si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar”, kanë qenë këto konkluzionet pas mbledhjes së PD-së me aleatët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura