“Basha mbështeti kreun e Rilindjes”/ Presidenti Meta: Me veprimet e tij nuk ndihmoi demokratët, do ketë fakte të reja

Nov 22, 2021 | 18:03
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se me veprimet e tij ai ka mbështetur kreun e Rilinjdes dhe nuk i ka ardhur aspak në dihmë demokratëve dhe qytetarëve.

iliri meta

Presidenti paralajmëroi për fakte të reja, ndërsa u shpreh se zoti Basha me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes.

“Për çdo qytetar që dëgjon gënjeshtrat e zotit Basha, kush i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në dhe për zgjedhjet e 13 tetorit 2019 sipas dekretit të Presidentit për të cilën kishte rënë dakord? Bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit.

Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore. Jo vetëm që nuk e mbështeti presidentin, por edhe kërkesa formale që i është kërkuar disa herë nga aleatët u përdor nga maxhoranca dhe për komisionin hetimor dhe në Komisionin e Venecias, për të treguar që Presidenti nuk donte të bëheshin zgjedhjet në Shqipëri, jo se Presidenti donte zgjedhje gjithëpërfshirëse. Është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes dhe për kapjen e pushtetit lokal. Ai mbështeti kreun e rilindjes dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës.

Me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes.

Do ketë fakte të tjera, por ky fakt ka të bëjë me të gjithë qytetarët. Bojkoti i opozitës dëmton dhe ata që kanë votuar për PS se në fund të fundit duan dhe ata llogaridhënie”, tha ndër të tjera Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura