Basha i thotë Ruçit në sy: Je ndaluar nga 2005 të shkelësh në SHBA, pakti me Ramën ka vdekur

Sep 12, 2017 | 13:27
SHPËRNDAJE

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbajtur sot fjalën e parë si deputet në Parlamentin e Shqipërisë, lidhur me programin qeveritar të prezantuar dje nga kryeministri Rama.

301606_m

Kreu i Kuvendit i ka bere edhe “favorin” e pare Bashes, duke lajmeruar qe vetem sot, do t’i jape kreut te opozites “kohën e plotë 41 minuta e 02 sekonda, si kohën e kryeministrit”.

Lulzim Basha, tha se zgjedhjet e 25 qershorit ishin fundi i marrëveshjes PD-PS të arritur më 18 maj.

“Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje. Aleanca e pandërprerë e Rames me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen. Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shjqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”.

Teksa ka nenvizuar se ndasia mes dy forcave politike ne parlament eshte me e madhe se asnjehere me pare.

“Ti ke zgjedhur të bësh aleancë me krimin dhe drogën, që janë kërcënimi më i madh, se në këtë betejë unë dhe partia ime jemi me njerëzit, jemi kundër teje edhe do luftojmë kundër teje edhe kësaj aleance që po shkatërron Shqipërinë.

Unë jam në këtë betejë se e di që sa më të pasur bëhen politikanët aq më të varfër do jenë qytetarët, sa më të fuqishëm bëhen kriminelët aq më të dobët do jenë njerëzit e thjeshtë. Ajo që na ndan është thelbësore, kurrë më parë s’ka qenë më e thellë, më e mprehtë diferenca mes dy forcave në këtë sallë. Kjo në emër të të ardhmes të fëmijëve tanë. Cfarë u ofron ti fëmijëve shqiptar? Libra më të shtrenjtë, trafikanti si model suksesi që e ka cuar drogën dhe në shkollë?

E ardhmja e fëmijëve s’mund të jenë kurrë Gramoz Ruci dhe Fatmir Xhafaj.  Me të mirat dhe gabimet e mia unë besoj te demokracia te vota e lirë te shteti ligjor dhe te e ardhmja e kombit shqiptar të bashkuar në qëllime dhe vlera”, u shpreh kryeopozitari.

Sakaq, Basha ia ka thënë edhe Ruçit në Parlament se është ndaluar “që nga 2005 të hyjë ne SHBA”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura