Basha: Kriminelët janë në qeveri, protesta, paqësore

Mar 11, 2015 | 17:25
SHPËRNDAJE

“Ejani nesër të mblidhemi si asnjëherë më parë, dhe me forcën e bashkimit, pa dhunë, nuk ka nevojë për dhunë, por me forcën e pjesëmarrjes, ta cojmë këtë qeveri në shtëpi”. Ky ishte apeli që i ka bërë kreu i opozitës Lulzim Basha qytetarëve shqiptarë, demokratë dhe socialistë, që të bashkohen në protestën e ditës së nesërme, për të rrëzuar një qeveri e cila siç tha Basha, ka në gjirin e saj kriminelë.

Lulzim Basha me të rinjtë

Në fjalën e tij, kreu i demokratëve i është përgjigjur veprimeve të qeverisë orët e fundit, me marrjen e masave për mbarëvajtjen e protestës të së enjtes. Kriminelët tha Basha nuk janë në gjirin e popullit, ndaj qeveria të rrijë e qetë se ajo e nesërmja do të jetë një protestë paqësore dhe madhështore.

“A e keni parë si i ka zënë paniku? Si dridhen nga frika? Pse kanë kaq frikë? Kanë frikë sepse po vjen ora e përballjes me bosin e bosëve, me popullin sovran….Shqiptarët janë tronditur, shqiptarët po rënkojnë, rinia është e tronditur gjithashu, por rinia është e vendosur që tronditjen mos ta kthejë në dëshpërim, as në vetëflijim, por në forcë, ta kthejë në forcë për të tronditur në themelet e shkaktarëve të kësaj gjendje…”,- theksoi kreu i demokratëve. 

Basha ka përmendur gjithashtu edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në dekriminalizimin e Kuvendit. 

“Ndaj jam sot plot shprese se e di se bashkë me ne, me rininë shqiptare, me qindra e mijëra shqiptarë që do dalin nëser në sheshin Skënderbej në orën 11,  është pasaporta e një populli të tërë për ti thënë jo krimit në sistem, jo krimit në krye të qeverisjes, për t’i thënë jo mafias në pushtet, dhe bashkë me ne, janë aspiratat e cdo shqiptari, sjemi vetëm, bashkë kemi mbështetjen, urimet dhe bekimet e aleatëve dhe miqve tanë, BE dhe SHBA…Le ta nisim pra marshimin tonë nesër për të mos e ndalur deri sa të përfundojë dekriminalizimi i plotë, kriminelët jashë parlamentit dhe jashtë politikës…demokratë dhe socialiste, ta pastrojmë shqiptarinë njëherë e mirë, ta pastrojmë politikën një herë e mirë, një protestë madhështore, paqësore dhe demokratike. Paniku që i ka zënë i bën të thonë edhe marrëzira, kërkojnë kriminelët në gjirin e popullit, unë i them sot… nuk do këtë vend mes nesh për krimin dhe kriminelët, krimin dhe kriminelët i keni në gjirin tiuaj, i keni në qeverisje dhe ne do i largojmë”. 

Sipas Bashës, rinia shqiptare është ajo që do gjejë rrugën e drejtë për vendin.

“Si kemi ardhur në këtë orë të zezë për vendin? … me vrasës serial, të njohur të skeduar që kanë marrë pjesë në skenarët më të bujshëm, herë për hesap të njërës palë, herë të tjetrës, por gjithnjë për hesap të krimit….A jemi për sundimin e ligjit apo për sundimin e mafias? Për demokraci apo për oligarkinë Rama-Meta? Këto janë dilemat që do ju japim përgjigje duke nisur nga dita  e nesërme…të dy, Rama-Meta ik…harruan rininë shqiptare, harruan se një vend mund të bie përkohësisht nën thundrën e krimit, por rinia shqiptare nuk bie dot asnjë ditë..”,- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura