Basha: KQZ nën presionin e Qeverisë, Halim Kosova është zgjidhja e ngërçit politik me Ramën

May 27, 2015 | 21:44
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se kandidatura e opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova, është një propozim që pritet të zgjidhë ngërçin politike me qeverisjen qendrore.

Lulzim Basha gjate intervistes se tij ne “Ora News”

Sipas Bashës, figura e Kosovës dhe qëndrimet e tij për të bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama pa kushte në interes të qytetarëve, është zgjidhja e duhur për ‘konfliktin’ politik mes mazhorancës dhe opozitës për disa projekte të iniciuara nga Bashkia e Tiranës. “Halim Kosova me ofertën e tij për bashkëpunim pa kushte me kryeministrin me projekte që do të punësojnë mijëra vende pune. Oferta jonë e Halim Kosovës është zgjidhje e ngërçit politik dhe unë kam bindjen e plotë që do të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe po ashtu të pushtetit qendror.”,-deklaroi Lulzim Basha në një intervistë televizive mbrëmjen e së mërkurës për “Ora News”, në emisionin  “Tonight”.  

Kryetari i opozitës e quajti shqetësuese situatë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke thënë se po punon nën presion e qeverisë. Sipas Bashës, disa vendime të KQZ-së kanë pasur standarde të dyfishta. “Ata janë nën presionin e vazhdues të mazhorancës. Shohim standarde të dyfishta në vendimet që marrin”,-tha Basha. 

Gjithashtu, Basha foli për projektet e miratuara në krye të Bashkisë së Tiranës gjatë mandatit të tij 4-vjeçar, duke vënë theksin se nuk ka ndjekur rrugën e të bërit ‘show’ në përurimet e tyre, ashtu siç tha se ka vepruar kreu i qeverisë, Edi Rama. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura