Basha komenton zgjedhjet brenda PS-së, quan Ramën “satrap oriental”

Feb 7, 2016 | 18:39
SHPËRNDAJE

Në Konventën Kombëtare të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, lideri i opozitës ka komentuar dhe zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste. Lulzim Basha u shpreh se, partitë që mbyllin garën brenda vetës janë të destinuara të zhduken nga harta e historisë politike.rama-dhe-basha2

Duke i cilësuar “ditë të errëta” diskutimet para mbajtjes së Kongresit më 19 mars, Basha tha se PS është kthyer nga një parti në kazermë të Edi Ramës, të cili e konsideroi “sundimtar të pakufiuzuar” brenda partisë së tij.

“Satrapi oriental është modeli jo i zhvillimit, por i frenimit të zhvillimit, jo i lirisë por i kontrollit me çdo kusht, është modeli i rrugës të cilën Shqipëria nuk duhet ta marrë dhe nuk do ta marrë, është tjetërsimi i vlerave dhe identitetit tonë si evropianë dhe evropianëdashës”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura