Basha: Ka banditë të Ramës që kanë fshehur të dhënat, do t’i zbulojmë

May 20, 2016 | 19:23
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar ndryshimin e emrit nga Kryeministri Edi Rama dhe i ka numëruar zyrtarët e zgjedhur si deputetë dhe kryetar bashkie që rezultojnë të inkriminuar.bashA

Basha shkruan për Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën, Artur Bushin, Elvis Rroshin dhe Artur Bardhin.

Por, kreu i opozitës thekson se ka shumë zyrtarë që kanë fshehur të dhënat dhe zotohet se do të zbulojë kush nuk ka treguar të vërtetën.

Statusi i Lulzim Bashës:

Edvini deri ne 2002, apo Edi prej atij viti e ketej, duhej te kerkonte falje publikisht sot qe doli ne syte e shqiptareve se si ai ka zgjedhur me doren e tij deputete e kryetare bashkie, qe megjithese kane nderruar disa emra, ne secilin prej tyre kane nje krim.

Nese nuk e ka kete minimum integriteti, te pakten sot te fshihej, te mbyllte gojen. Por joooo, del e kakaris maje stives se te zgjedhurve te inkriminuar, me te besuarve qe ka. Dhe sfidon, a jane 19. Nese jane fjala vjen 18, ai del i paster.

Po Frrokun vrases, e quan? Po Ndoken tutor e rrembyes, e quan? Hoqi nga lista dy gra per ta bere deputet. Po Mondin e gjakderdhjes ne dere te komisariatit, kush e beri deputet? Apo e njeh per Armando.

Te mos shkojme tek Bushi e Roshi qe nuk u dilte formulari per te treguar sa here jane ndaluar nga policite europiane per krime e droge. Apo Tur Bardhi qe edhe pse ka deklaruar plot 4 emra ka lene edhe 2 emra pa deklaruar e ndaj e pret ndjekja penale dhe largimi njesoj.

Ka shume prej banditeve te Rames qe kane fshehur te dhenat. Ne, bashke me qytetaret do ti gjejme. Do ta pastrojme politiken nga kriminelet.
Po me te vertete ky eshte fillimi. Fillimi i fundit per Perandorine e Krimit qe ngriti ne pushtet me doren e tij Edi(vini).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura