Ligji për vetingun e politikanëve/ Basha: Nuk do lejojë daljen e peshqve të mëdhenj nga rrjeta

Sep 18, 2018 | 12:44
SHPËRNDAJE

UPDTAE/ Për kryeopozitarin Lulzim Basha, ligji për vetingun e politikanëve, nuk lejon daljen e “peshqve të mëdhenj” nga rrjeta.

“Të premten të mblidhet seanca e këshillit të legjislacionit dhe komisionit të Ligjeve, Ruçi duhet të mbledhë këshillin e rregullores për të nisur pa vonesë procedurën për shqyrtimin e amendamenteve për vetingun e politikanëve. Më pas propozimi të jetë në sallën e kuvendit”, deklaroi Basha.

Basha: Jo vetëm Qeverinë, krimi po kontrollon edhe ekonominë e shqiptarëve! Jemi në kushtet e një grushti shteti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot se jemi në kushtet e një grushti shteti, ndërsa krimi po kontrollon jo vetëm qeverinë, por edhe ekonominë e shqiptarëve.

Nga selia e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, Basha denoncoi me emra, inkriminimin sipas tij, të politikanëve të lartë të mazhorancës.

Basha apeloi për nisjen e shqyrtimit të vetingut për politikanët.

basha

“Duhet të nisë shqyrtimi i nismës kushtetuese të opozitës për të amenduar opozitën që njësoj si gjyqtaret, prokurorët, policët gardistët e thjeshtë, politikanët ti nënshtrohet vetingut, apeloi Basha nga selia e PD-së.

“Kjo nismë vjen në një kontekst dramatik për sa i përket depërtimit të krimit të nivelet më të larta të krimit, për sa i përket bashkëqeverisjes me krimin. Kriminelët që duhet të jenë në mbrohen aspo s’ndiqen penalisht dhe nga ana tjetër licencat, lejet e ndërtimit, i jepen një dorë banditësh që kanë depërtuar në ekonominë private, që nga shtrimi i rrugëve të marrja e licencave minerale, lejet e ndërtimit. Pra krimi ka kapur edhe ekonomisë e shqiptareve”, tha kreu i PD-së.

Jemi në kushtet e një grushti shteti, shtoi ai, Rama kontrollon gjykatat, Prokurorinë, ndërsa Policia struket para krimit.

Basha u ndal te lidhjet e deputetit Ergys Çyrbja me Emiljano Shullazin, akuzoi ministrat Xhafaj, Ahmetaj dhe Gjiknuri, dhe deputetët të tjerë socialiste për lidhje me krimin.

“Ndihmoi ortakët e dënuar vëllezërit Murataj të shtinin në dorë 1/3 e lojërave të fatit, Xhafaj mbetet Ministër i Brendshëm. Në aferën e Xhafajt duhet të ishte marrë i pandehur Rama që shpalli ekspertizën e video-përgjimit dhe e fshehur, pengoi drejtësinë dhe shpërdoroi detyrën. Jemi në kushtet e një grushti shteti, gjykata e lartë, dhe kushtetuesja kanë pushuar së ekzistuari. Policia struket para krimit. Kemi Ballën me Yoyota Yaris dhe këtu prokuroria nuk vepron, madje vepron për dekonspirim, prokuroria është e korruptuar, e shantazhuar e blerë dhe e shitur. Duhet të kishte hapur procesin me kohë. Prokuroria është shërbëtore e mjerë e Ramës. Balla pranoi publikisht miqësinë me një të dënuar, pjesë e bandës së Aldo Bares. Alket Hyseni ka rrëmbyer prona në jug, asgjë nuk i ka ndodhur, Arben Ahmetaj, Gjiknuri i regjistruar duke bërë Pazar me kriminelë për vota nuk i ndodh asgjë, Dakos i lidhur me krimin. Kamikazët e Ramës në prokurorinë e Përgjithshme. Po dje, u lirua edhe Ermal Hoxha se nuk nxori emrin e Olsi Ramës, garantuesi në emër të Olsi Ramës i fabrikës së kokainës. Dje, nxori Ermal Hoxhën nga burgu, Saimir Tahiri që u vërtetua me jaht personal që lëvizte nga Mali i Zi, i jep mbrojtje politike, Xhafajt po kështu. Xhafa dhe Tahiri kanë provat e përfshirjes së Olsi Ramës në Xibrakë, kjo është dosja me të cilën mbahet peng Edi Rama. E mbajnë peng bandat që bëjnë ligjin nga Shkodra në Vlorë”, tha Basha.

“Sot në Kuvend kemi përfaqësues direkt të bandave, si Cyrbja dhe politikanë karriere të PS që janë vënë direkt në shërbim të bandave, si Tahiri, Balla, Xhafaj dhe vetë Rama, kryepengu i fabrikës së kokainës së Xibrakës.

Ligji për vetingun e politikanëve bazohet në të njëjtin instrument si vetingu, por ndryshe nga ai që u kalua pa votat e opozitës, që çoi në kapjen e komisionerëve. Ligji për vetingun e politikanëve nuk do të lejojë daljen e peshqve të mëdhenj nga rrjeta.

Të premten të mblidhet seanca e këshillit të legjislacionit dhe komisionit të Ligjeve, Ruci duhet të mbledhë këshillin e rregullores për të nisur pa vonesë procedurën për shqyrtimin e amendamenteve për vetingun e politikanëve. Më pas propozimi të jetë në sallën e kuvendit”, deklaroi Basha.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura