Basha jep njoftim të rëndësishëm: Që nesër, unë dhe PD-ja…

Oct 14, 2017 | 12:10
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedime me gazetarët ka njoftuar se duke filluar nga dita e nesërme ai dhe PD-ja do të nisë një tur takimesh për pasojat që do të sjellë vendosja e TVSH-së mbi biznesin e vogël.

basha1

“Që nesër unë dhe PD do të nisim tur takimesh për vendosjen e TVSH mbi biznesin e vogël. Do rriten çmimet për konsumimin e qytetarëve, do futet në krizë biznesin e vogël dhe efekti i tretë do të jetë fatura e tatimeve, 150 mijë lekë kosto shtesë për cdo biznesë për kontabilitetin”- tha Basha.

Ai tha se PD e konsideron një çmenduri në kushtet e gjendjes ekonomike të vështirë të vendit, sepse do të rriten çmimet anembanë vendit.

Sipas tij e sigurtë është që prej janarit çmimet e konsumit do të rriten. Kjo ndodh kur 30% e shqiptarëve nuk paguan dot shportën e ushqimeve bazë.

Kryedemokrati gjate analizes se bere me pasojat qe do te kete skema e re e TVSH, tha se shteti nuk do te perfitoje asgje.

“Shteti nuk do të përfitojë asgjë, pasi mbi 90 % e TVSh vjen nga biznesi i madh, 8 % nga biznesi i mesë dhe 2 % nga i vogli. Nuk ja vlen barra qeranë as për shtetin. Do kenë punonjës shtesë të administratës”- tha ai, duke perseritur se “Nga nesër do bejme tur takimesh me biznesin e vogël dhe qytetarët për ti pyetur për qëndrimet e tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura