Basha jep detaje për protestën e 13 majit: Do jem me gruan dhe fëmijët

May 12, 2017 | 9:27
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje sot nga çadra e lirisë qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 13 majit.

lul basha e re ne caderAi tha se askush nuk duhet të ketë frikë nga ajo protestë, pasi ajo është një protestë paqësore. Ai madje tha se do të vinte në shesh me gruan dhe fëmijët.

“Protesta do jetë paqësore, bdaj bashkohuni me mua, me familjen time dhe me fëmijët e mi. Do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me një besim për të nesërmen që po vjen”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura