PD: Ja si po gënjen Rama me çmimin e energjisë

Apr 30, 2016 | 20:53
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka debatuar në distancë me Kryeministrin, Edi Rama lidhur me çmimin e energjisë elektrike.basha deklarat1

Basha shprehet se, Rama gënjen kur thotë se shqiptarët paguajnë fatura më të ulura energjie se më parë.

Por sipas tij “të dhënat e veta zyrtare e nxjerrin si shpeshherë zbuluar kryegënjeshtarin e Ballkanit”.

“Sipas ERE 56 % e familjeve kur çmimi i energjisë ishte përshkallëzuar për 300 kilovatët e parë paguanin 7.7 lekë për kilovat -e sot paguajnë 9.52 lekë për kilovat. Çmimi mesatar po kështu kaloi nga 8.89 ne 9.52. Qytetarët që paguajnë faturën e dinë më mirë se askush të vërtetën për faturën e energjisë”, shprehet Basha.13103552_1134893319895181_6578682664784104414_n

Lideri i opozitës më tej tha se, “edhe kokoshi 200 milionesh e di fare mire se po genjen por nuk ja ndjen fare, nuk i behet me vone. E ka mendjen te mbushe xhepat dhe jo te qeverise. 2.2 mld euro te vjedhura ne 2 vjet, 90 milion dollare shpenzime luksi per qeveritaret ndersa shqiptaret mezi sigurojne buken e gojes.”

Basha premtoi se PD do te uli cmimin e energjise per ata qe konsumojne deri ne 300 kë, buxheti i shtetit do te paguaje per familjet ne ndihme ekomomike faturen e energjise deri ne 200kë dhe ate te ujit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura