Basha ironizon Metën nga Kukësi: Le t’i bjerë sa të dojë daulleve, s’do ketë më…

Jun 5, 2017 | 10:52
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Lulzim Basha u ndal sot në Kukës për të prezantuar kandidatët për deptuete per zgjedhjet e 25 qershorit.

basha ne kikes

Ai ka thumbuar edhe kryeministrin Rama, i cili tha kandidatet per Kukesin e la ne Mirdite dhe nuk shkoi ne kete qytet. Ndersa ironi ka bere edhe me Ilir Meten, i cili ishte dje ne Kukes dhe i ra daulles.

“Keq i ka punët me cdo shqiptar, akoma më keq me Kukësin, i shmanget përballjes kudo, sepse nuk ka asnjë bilanc pozitiv këto 4 vite, asnjë fjalë të mbajtur ndërsa mesa kuptova sa i përket Kukësit s’paska ardhur, megjithëse ne e bëmë rrugën, kandidaturat i paska lënë në Mirditë për Kukësin. Edhe në Mirditë s’bëjnë dot hajër se kemi burra dhe gra të mira ne në listën e Mirditës. Rruga ka mbaruar, Rama i la kandidatët në Mirditë. I ka ngel makina pa motor dhe me nje timon në Mirditë dhe s’i vjen dot në Kukës, nuk del dot nga garazhi, ka 10 ditë në fushatë, ku palët duhet të bëjnë bilancin, a e keni dëgjura Ramën të bëjë bilanc? Ja kam thene para 5 ditesh qe sdo leje gje pa bere vetem ta heqi vemendjen nga papunesia, po ben karikatura me elefante e me zebra, basketboll…Se ai tjetri erdhi me daulle dje e pate besoj, ky tjetri do kerceje se s’i ka ngele gje tjeter tani, estrade…Kjo eshte e verteta e dhimbshme dhe cinike e nje njeriu qe nuk guxon te hape gojen per papunesine”.

“Le t’i bjerë sa të dojë Ilir Meta daulleve, s’ka për të pasur më shi për tokat e SHPK-së. Tokat e SHPK-së s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit, kshq le t’i bjerë sa të dojë daulleve. Pazari i politikës së vjetër merr fund. Bashkë do e themelojmë pushtetin e republikës së re”, tha Basha ne fund te fjales se tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura