Basha inaguron lulishten pranë njësisë bashkiake numër 7: Modeli ynë është i veprave dhe jo i fjalëve (FOTO)

Apr 24, 2015 | 21:35
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha inspektoi pasditen e së premtes përfundimet e punës në lulishten pranë godinës së policisë Bashkiake në Tiranë, duke thënë se të tjera projekte do të vijnë për kryeqytetin me kandidatin që opozita propozon për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Halim Kosovën.

[portfolio_slideshow]
 “Sot e rikthejmë këtë hapësirë në një zonë të gjelbër më një sipërfaqe afërsisht gjysma të parkut “Rinia”. E rikthejmë ashtu siç duhet në dispozicion të qytetarëve, të fëmijëve, të cilëve u premtoj se brenda dy javësh do vijnë dhe lodrat për ta në këtë shesh, në mënyrë që familjarët të gëzojnë këtë hapësirë të blertë, të shfrytëzojnë këtë hapësirë të përbashkët për një jetë më të shëndetshme komunitare, për një cilësi më të lartë jete dhe veten dhe fëmijët e tyre”-deklaroi Basha.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Demokratike, kritikoi qeverisjen e majtë dhe pengesat e nxjerra ndaj Bashkisë së Tiranës. “Lista e investimeve të Bashkisë së Tiranës është më e gjata në këto 25 vite në demokraci. Kemi qenë koshient që dikush me xhelozi të tmerrshme na ka penguar. Bulevardi i Ri është vepër e shekullit të ardhshëm, por që sot është e papërfunduar për shkak të bllokimit, por ne kemi marrë masat tona”,-deklaroi Basha. 
Bashkia e Tiranës thotë se përfunduan punimet për rehabilitimin dhe kthimin në lulishte të një sipërfaqeje prej 13 334 metër katrorë në njësinë bashkiake numër 7. “Kjo sipërfaqe për vite me radhë ishte kthyer në një vend depozitimi inertesh. Sot kjo hapësirë u është rikthyer qytetarëve të Tiranës si një park i gjelbër, ku janë mbjellë 210 drurë dekorativ dhe 340 shkurre dekorative ,janë vendosur 34 stola dhe 15 kosha mbeturinash. Kryebashkiaku Basha ka premtuar se brenda dy javëve do vendosen dhe kënde lojërash për fëmijë”,-njofton Bashkia e Tiranës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura