Basha ia thotë troç Ramës: Marrëveshja u vra nga zgjedhjet e manipuluara, u varros nga zgjedhja e Ruçit

Sep 12, 2017 | 9:31
SHPËRNDAJE

Përkundër deklaratës për bashkëpunim të kryeministrit Rama, me tone të ashpra dhe kërkesa të prera, kryedemokrati Basha, nga foltorja e Kuvendit i tha troç Ramës se nuk ka asgjë degë ulliri për paqe mes tyre.

basha1

“Asgjë nuk na bashkon, unë e di që shqiptarët ikin nga ky vend prej mjerimit që ti thellove, prej pasigurisë që ti krijove, nga sytë këmbët, nga republika jote e krimit dhe drogës. Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh, ajo që ti tund këtu është një degë e tharë e kanabisit që ka bllokuar integrimin shkatërruar ekonominë dhe asgjësuar shtetin ligjor”- tha Basha.

Ai i tha se bashkëpunimi mes tyre është i pamundur. “Është shumë e vështirë, ndoshta e pamundur se duhet të bëhesh ai që nuk je, të lësh krimin e të përqafosh vlerat, ta nisësh me shkarkimin e Ruçit për të shpëtuar imazhin e diskretituar të vendit, arresto vëllanë e Fatmir Xhafës dorëzoja INTERPOL-it, shkarko Fatmir Xhafën për lidhjet e tij të njohura botërisht me krimin. Arresto funksionarët e policisë për drogën, me kapiten Tahirin, rikthe në burg banditët që lirove për zgjedhjet, i bën dot ti këto? Nëse jo cfarë ka ndryshuar pas 25 qershorit, asgjë e re. Avazi i vjetër vazhdon me tepsi të re, këtë radhe e kë të gjithë për vete me dy garuzhdet Ahemtaj dhe Gjiknurin dhe disa ministra si peceta për të fshirë”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura