“Basha i tregoi John Kerry-t lidhjet e kryeministrit Rama me krimin”

SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry ditën e sotme në Tiranë.

Basha-KerryTeksa e cilësoi vizitën si historike, Berisha nuk mbeti pa komentuar edhe takimin që Kerry pati me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sipas Berishës, Basha i tregoi Kerry-t lidhjet e Ramës me Krimin.

POSTIMI I BERISHES

“Vizite historike e sekretarit John Kerry ne Shqiperi!

Sot erdhi per nje vizite miqesore, historike ne Shqiperi, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Kjo vizite, qe eshte e pesta e nje sekretari shteti ne Tirane qe nga viti 1991, eshte deshmi e vleresimit dhe ndjenjave miqesore qe SHBA kane per Shqiperine dhe shqiptaret.

Vizita e sekretarit Kerry, takimet, mesazhet e tij publike jane nje mbeshtetje e madhe per perpjekjen e Shqiperise dhe shqiptareve ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe rrugen e integrimit, sigurise dhe zhvillimit.

Sekretari Kerry, krahas pushtetareve, zhvilloi nje takim te veçante shume te rendesishem me kryetarin e Partise Demokratike dhe degjoi zerin e opozites mbi gjendjen tejet te rende te krimit te organizuar, lidhjet e tij te tmerrshme me Ramen dhe qeverine e tij, korrupsionin e permasave gjigande te qeverise dhe rrenimin e zgjedhjeve nga Edi Rama.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe udheheqja e PD u takuan me sekretarin Kerry, duke qene kontributor kryesor dhe promotori i ligjit dhe procesit te dekriminalizimit, per te cilin qeveria e SHBA dha nje kontribut thelbesor.

Kjo vizite behet dhe ne kuadrin e 25 vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike me 15 mars te vitit 1991 midis dy vendeve tona, akt historik qe ndodhi vetem tre muaj pas themelimit te PDSH dhe qe u be i mundur nga vendosja e pluralizmit politik ne Shqiperi. Sb”.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

21 KOMENTET

Comments are closed.