Basha i përgjigjet Ramës: Mashtruesi i Tiranës që futi kriminelët në qeveri, ka hapur thesin në Kosovë

Feb 17, 2018 | 10:27
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, ka sulmuar Ramën për deklaratat e këtij të fundit gjatë intervistës në Klan Kosova. Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se mashtruesi i Tiranës ka hapur thesin dhe në Kosovë.

rama basha kuvend

“Mashtruesi i Tiranës paska hapur thesin e edhe në Prishtinë. Futi kriminelët në qeveri dhe parlament, e mbushi vendin me drogë, çoji 500 mijë shqiptarë në emigracion, vodhi zgjedhjet, dhe tani po i jep mend Kosovës. Turpi i shqiptarëve, ky gënjeshtar i droguar!”, ka qenë kjo deklarata e Bashës

Më herët Rama deklaroi:

“Efektet e Vettingut kanë filluar, kanë filluar spastrimet në prokurori dhe në sistemin e drejtësisë. Ne na intereson që të ja jepet në mënyrë të pastër çelja e negociatave. Nëse negociatat sot kanë ‘kërcënim’ nga ndonjë vend. Kërcënimin më të madh e kemi nga opozita në marrëdhënie me jashtë, jo në marrëdhënie me ne. I thashë Bashës në marrëveshjen e 18 majit, merri të gjitha ministritë ama pas zgjedhjeve të jemi në një mendje për Shqipërinë, për çeljen e negociatave. Unë shoh një errje sysh”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura