Basha i përgjigjet Ramës: Ke dy vjet që zvarrit Reformën në Drejtësi

May 4, 2016 | 17:23
SHPËRNDAJE

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar mbi deklaratën e bërë nga Kryeministri Edi Rama ku shprehte gadishmëri për miratimin e Reformës në Drejtësi.basha deklarat1

Basha shprehet se, lideri i maxhorancës ka dy vjet që zvarrit këtë reformë dhe saboton përpjekjet për një reformë të mirëfilltë.

“E han turpin me buke lideri global. Gati PS te votoje qe kete jave? Ka 2 vjet qe genjen. A nuk u tha te njejten gje dhe Fules, Junckerit, Merkelit, Mogherinit, Kerryt, Hahnit?! Per 2 vite Edi Rama e vonoi, zvarriti dhe sabotoi me qellim cdo perpjekje per nje reforme te mirefillte ne drejtesi qe lufton dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin. Mesa duket vazhdon vallen maskecjerre doreperdore me Kocon, Beqjen, Ahmetajn nga njera ane, Shullazin, Tahirin, Ndoken, Prengen dhe Frroket ne anen tjetër”, shprehet kreu i PD-së.

Basha nga ana tjetër thekson se, PD do të kërkojë një formë që jep drejtësi dhe dënon krimin dhe korrupsionin në nivel të lartë.

“Partia Demokratike ka luftuar dhe do luftoje, mbroje dhe votoje nje reforme ne drejtesi qe jep drejtesi dhe denon krimin dhe korrupsionin e lidhur pandashmerisht me qeverine e ketij qe ne 2 vjet ju vodhi 2.2 miliard euro shqiptareve”, përfundon. Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura